Policia ka identifikuar viktimën në Peqin, si dhe autorin e krimit të rëndë.
Ngjarja u shënua mbrëmë në fshatin Lolaj të Peqinit.
51-vjeçari Sefedin Çelmeta pas një sherri ka goditur me gurë bashkëfshatarin e tij, Shyqyri Hema, 64 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vrasje me dashje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje