Lajme

Vrau gjyshin, Gjykata lë në burg 17-vjeçarin

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 17-vjeçarin, i cili vrau gjyshin e tij me armë zjarri dhe më pas e grabiti.
“Arrest me burg” është dhënë edhe për 28-vjeçarin M. A, i cili dyshohet se së bashku me L. M 17 vjeç dhe F. Xh 16 vjeç, i shitën armën Kapllanajt.
Ndaj dy të miturve të tjerë, Gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Pak ditë më parë 69-vjeçari Vangjel Kapllani u qëllua me një plumb pas koke në banesë nga nipi i tij, të cilit i kishte vënë emrin e tij.
Nipi 17-vjeçar përballet tashmë me akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ndërkohë, në kokën e viktimës është gjetur edhe predha e qitur nga arma e zjarrit, gjë që i ka shkaktuar vdekjen të moshuarit.
Policia, përveçse sekuestroi armën e krimit të tipit pistoletë, që autori i ngjarjes e kishte hedhur në një pusetë pranë banesës, me qëllim fshehjen e gjurmëve, ndaloi edhe 3 shtetas të tjerë, që dyshohen se i kanë shitur atij armën e krimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë