Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Axel Hoxhajn, autorin e dyshuar të vrasjes me thikë të 20-vjeçarit Stiven Toshkësi.
Trupa gjykuese caktoi masën e sigurisë arrest në burg ndaj 18-vjeçarit.
Ky i fundit u arrestua dy ditë më parë, pasi u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës falë negociatave tw policisw me familjarët e të riut. Prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj 18-vjeçarit akuzën e vrasjes së kryer në bashkëpunim.
Gjatë seancës, Axel Hoxhaj nuk ka pranuar që të flasë për ngjarjen e ndodhur. Edhe vetë avokati mbrojtës ka kërkuar që 18-vjeçari të qëndrojë në masën arrest në burg.
Një ditë më parë, gjykata la në qeli edhe 18-vjeçarin tjetër Ensi Maze, shoku i autorit të dyshuar kryesor.
20-vjeçari Stiven Toshkësi u godit për vdekje me thikë nga Axel Hoxhaj më 18 Prill.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje