Bota

Vritet lideri i ISIS-it, SHBA: U eliminua nga forcat siriane pro-turke

Gazeta Si – Udhëheqësi i Shtetit Islamik Abu al-Hassan al-Hashimi al-Qurashi u vra gjatë “luftimeve”.

Kështu është shprehur zëdhënësi i ISIS-it në një mesazh audio, duke shtuar se lideri i ri është emëruar Abu Al-Hussein al-Husseini al-Qurashi.

Sipas informacioneve paraprake, udhëheqësi islamik ka vdekur “në luftë kundër armiqve të Zotit”.

Lajmi u përhap përmes një kanalit Telegram dhe më pas u rilançua nga stacioni televiziv “Al Arabiya”.

Dihet pak për rrethanat e vdekjes së tij, por Shtetet e Bashkuara e mirëpritën menjëherë lajmin për vrasjen e liderit terrorist: “Është një gjë e mirë që një lider tjetër i ISIS nuk është më në faqen e dheut”, komentoi zëdhënësi i Këshillit për Siguria Kombëtare, John Kirby.

Disa orë më vonë, komanda ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme (Centcom) raportoi se operacioni është kryer nga rebelët sirianë pranë Turqisë.

“Al Qurashi u vra nga Ushtria e Lirë Siriane. Ky operacion u krye në mes të tetorit në provincën siriane Daraa”, thuhet në deklaratë.

Sipas disa burimeve, Al Qurashi në momentin e vrasjes ishte në një motoçikletë pranë qytetit sirian të Jindires.

Al Qurashi, me kombësi irakiane, mori detyrën marsin e kaluar nga pothuajse homonimi Abu Ibrahim al Qurashi, i cili kishte hedhur veten në erë në Siri gjatë një sulmi nga forcat amerikane.

Pikërisht në Siri, grupi terrorist është ende veçanërisht aktiv dhe ka marrë përgjegjësinë për një sërë sulmesh.

Ai bëhet kështu kreu i tretë i ISIS-it që vdes në një sulm: të njëjtin fat pati, përveç paraardhësit të Al Qurashit, edhe themeluesi i organizatës, Kalifi al Baghdadi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë