Gazeta Si – Në Bruksel, një polic u vra me thikë në lagjen Schaerbeek, ndërsa një koleg i tij u plagos.
Vrasësi ka bërtitur “Allah Akbar” (“Zoti është i madh”) përpara se të godiste. Prokuroria e Antiterrorizmit drejton hetimet tha se sulmuesi ishte 31-vjeçari Y.M, i cili përfshihet në bazën e të dhënave të monitoruar nga Trupi Koordinues për Analizën e Kërcënimeve në kategorinë e “ekstremistëve të dhunshëm të mundshëm”.
Sulmi përfshinte dy policë dhe ndodhi pak pas orës 19:00 të së enjtes në Rue d’Aerschot, pranë Gare du Nord, një nga stacionet kryesore hekurudhore në kryeqytetin belg.
Zona ka qenë vazhdimisht skena e episodeve të dhunshme, pavarësisht përpjekjeve të bashkisë për të rizhvilluar zonën: jo larg, në fakt, është e ashtuquajtura Qendra Botërore e Tregtisë në Bruksel, distrikti financiar i kryeqytetit. Burri u neutralizua nga një agjent i tretë, i cili ndërhyri në vend.
Policia njoftoi se “një nga patrullat tona u sulmua nga një burrë i armatosur me thikë. Dy oficerët e policisë më pas thirrën përforcime. Një oficer i një patrulle tjetër përdori armën e tij për të neutralizuar sulmuesin”.
Dy policët dhe sulmuesi janë transportuar në spital, ku njëri ka ndërruar jetë. Zëdhënësi i prokurorisë së Brukselit shpjegoi se hetimet janë ende në vazhdim, por duket se – pikërisht në mëngjesin e njëjtë – sulmuesi kishte rrëfyer në një stacion policie qëllimin e tij për të kryer sulmin.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mestola, tha se ishte “tronditur nga vrasja e një oficeri policie në Bruksel”.
Në një postim në Tëitter, Metsola kujton se “policia belge ka punuar aq ngushtë me Parlamentin Evropian gjatë viteve sa këto ngjarje na prekin nga afër. Të gjitha mendimet tona janë me ta, me të dashurit e tyre dhe me të gjithë në Belgjikë”.
“Policët tanë rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë. Drama e sotme e vërteton edhe një herë”, tha kryeministri belg Alexander De Croo.
Qyteti që pret NATO-n dhe institucionet kryesore evropiane nuk është i ri për episodet e lidhura me terrorizmin.
Salah Abdeslam, një nga anëtarët e komandos së ISIS-it të sulmit në Bataclan në Paris, lindi në Bruksel dhe më 18 mars 2016 – katër muaj pas tragjedisë në kryeqytetin francez – u arrestua në lagjen Molenbeek.
Katër ditë më vonë Brukseli u shkatërrua nga një sulm i trefishtë, të cilin e mori përsipër Shteti Islamik: dy në aeroportin Zaventem, një në stacionin e metrosë Maalbeek. Të vdekurit ishin 35, përfshirë 3 kamikazët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje