Bota

Vritet në banesën e tij shkencëtari rus që projektoi vaksinën ‘Sputnik’

Gazeta Si – Andrey Botikov, 47 vjeç, një nga shkencëtarët që ndihmoi në krijimin e “Sputnik”, vaksinës ruse kundër Covid-19, u “mbyt për vdekje me një rrip”.

Kjo është raportuar nga agjencia e lajmeve “Tass”, duke thënë se studiuesi është “vrarë në banesën e tij në veri-perëndim të Moskës”.

Botikov kishte punuar për Qendrën Kombëtare Kërkimore për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë për vaksinën “Sputnik V”.

Tass shton se një burrë 29-vjeçar është deklaruar fajtor për vrasjen. Sipas hetuesve, vijon agjencia e lajmeve, vrasja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në familje.

Mediat raportojnë se 29-vjeçari, Alexei Zmanovsky tashmë është arrestuar, i cili dyshohet se vrau virologun kur hyri në shtëpinë e tij dhe filloi të konfliktohej për çështje parash.

Sipas Daily Mail, i riu ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje. Mediat ruse raportojnë se ai ishte dënuar më parë me 10 vjet burg me akuzën e ofrimit të shërbimeve seksuale.

Sputnik-V ishte vaksina ruse për COVID-19, e cila u përdor gjerësisht, përtej Rusisë, në vendet aleatet, përfshirë Turqinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë