Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar propozimin e presidentit të Francës, Emanuel Macron, i cili më 9 maj, potencoi nevojën për një version të ri të Bashkimit Evropian.
Duke folur para Parlamentit Evropian në Strasburg, Macron tha se ai përkrah një formë të ri të “komunitetit politik evropian” që do të t’ua mundësonte vendeve jashtë BE-së, duke përfshirë Ukrainën dhe Britaninë, që t’i bashkohen “vlerave evropiane”.
Vuçiç deklaroi se nuk ka biseduar me presidentin e rizgjedhur të Francës për më shumë se një muaj dhe se nuk do të ndërhyjë në mënyrat e vendimmarrjes brenda Bashkimit Evropian.
“Do të doja të dëgjoja se cili është plani i tij përfundimtar që të mund të deklarohem”, tha Vuçiç pas një ceremonie zyrtare të hapjes së një fabrike të shisheve të ujit të gazuar në Serbi.
Ndryshe, Macron tha se “komuniteti politik evropian” do të jetë i hapur ndaj kombeve demokratike evropiane që u përmbahen vlerave thelbësore të BE-së në fusha të tilla si bashkëpunimi politik, siguria, bashkëpunimi në energji, transport, investime në infrastrukturë apo lëvizjen e njerëzve.
“Anëtarësimi në këtë organizim nuk do të paragjykonte domosdoshmërisht anëtarësimin e ardhshëm në BE”, tha Macron
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje