Ne rrjet

Vuçiç zmbrapset nga protestat, serbët ndalin mega-projektin e rrezikshëm për minierën e litiumit

As “Superman”-i me fuqinë e tij. As ai nuk do të kishte rezistuar, jo më Alesksandar Vuçiçi. Për ta vënë para përgjegjësisë, për disa muaj, në muret e Beogradit kishin vizatuar me grafit me një mantel të kuq dhe germën “S”: një superhero i aftë për t’i mbijetuar të kaluarës së tij si bartës i diktatorit Sllobodan Millosheviç; një “Clark Kent” në gjendje të bëhet president i Serbisë; një autokrat i filmave vizatimorë që tani po përballet me kriptonitin dhe sfidat më të rrezikshme.

Vuçiç rezistoi për një kohë. Por në fund iu desh të dorëzohej para protestave, bllokimeve të rrugëve dhe, në fund mineralit fluoreshent. Ai u dorëzua para thirrjes për ndalimin e mega-projektit për të shfrytëzuar minierën më të madhe të litiumit ose, akoma më mirë, “jadaritin”: një mineral i ri i veçantë me përbërje kimike i litiumit dhe borit i zbuluar në vitin 2006 përgjatë lumit serb Jadar, i cili për nga karakteristikat është i ngjashëm në të gjitha aspektet me kriptonitin imagjinar.

Asnjë spekulim për mjedisin. Asnjë përfitim për qytetarët. “Jadariti” do të mbetet aty ku është tani për tani, nën tokë, shkruan gazeta italiane “Corriere della Sera”.

Vuçiç u përpoq, por shkoi keq. Komuna lokale, Loznica, 130 km larg Beogradit, dje hodhi poshtë presidentin dhe planin e tij të përpunimit. Ka shumë rreziqe: “Nxjerrja e mineralit do të thotë të ndotësh lumenjtë e zonës me arsenik dhe të shkaktojë kancer, – argumentojnë banorët. – Fermerët janë kundër mbushjes për kulturat e mjedrës dhe koshereve të bletëve me acid sulfurik, me të cilën kemi jetuar gjithmonë”.

Çdo të shtunë dhe për muaj të tërë, në Beograd dhe qytete të tjera, njerëzit dolën në rrugë për të kërkuar që Vuçiç të kthehej mbrapsht, duke ndaluar trafikun dhe duke u përplasur me policinë.

Fillimisht, presidenti akuzoi për disfatizëm “këta të ashtuquajtur ekologë të financuar nga qeveritë e huaja”, duke kujtuar se investimi do të sjellë mijëra vende pune dhe 600 milionë euro në vit për gjysmë shekullin e ardhshëm.

Por kur protestave iu bashkuan akademikë dhe një idhull turmash si Novak Djokoviç – kampioni serb i tenisit, shpesh i afërt me pozicionet e nacionalistëve në pushtet, i cili shkroi në një postim se “ajri i pastër, uji dhe ushqimi janë çelësi i shëndetit tonë, pa to nuk ka kuptim të flasim për shëndetin”, në atë moment Vuçiç iu dorëzua projektit dhe tërhoqi planet e minierave.

Megjithatë, çështja nuk është e mbyllur, sepse demonstratat kundër minierës janë kthyer edhe në një protestë politike kundër “regjimit” të korruptuar të Vuçiçit.

Dhe duhet kuptuar pse shfrytëzimi i mineralit iu kontraktua kompanisë anglo-australiane “Rio Tinto”, një kompani shumëkombëshe që në 150 vjet dhe në 35 vende – nga Papua Guinea e Re, në Australi – shpesh është akuzuar për shkelje kaq shumë të të drejtave të njeriut, po aq sa për mjedisin.

Marrëveshja, me vlerë 2.5 miliardë dollarë, është shumë e pangopur për t’u ndalur në “jo”-në e një fshati. Zona e Jadarit është një nga depozitat më të mëdha të litiumit në botë, 136 milionë tonë, një vlerë e vlerësuar prej 200 miliardë eurosh dhe është e domosdoshme për një sektor jashtëzakonisht në zgjerim, si ai i baterive për makinat elektrike dhe telefonat celularë.

Vetëm miniera e Loznicës mund të mbulonte 10 për qind të nevojave të botës. “Në prill do të ketë votim, – premton Vuçiç, – dhe serbët do të thonë se në cilën anë janë”.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë