Organizatat bamirëse po punojnë për të siguruar kontraceptivë emergjence në spitalet ukrainase.
Ndërkohë raportet për përdhunime janë gjithnjë në rritje.
Federata Ndërkombëtare e Prindërimit të Planifikuar (IPPF) ka siguruar pilulat, të cilat vullnetarët po i japin.
Caroline Hickson, nga grupi, thotë se koha është vërtet e rëndësishme, kur ato shpërndahen.
“Nëse keni qenë viktimë e dhunës me bazë gjinore, është e rëndësishme që të merrni këtë pilulë sa më shpejt të jetë e mundur,” shton ajo.
Organizata ka dërguar edhe pilula mjekësore për abortin, të cilat mund të përdoren deri në javën e 24 të shtatzënisë
Hickson tha se pilulat janë atje për të ndihmuar gratë në situata të ndryshme.
OKB përfshin kontraceptivin e urgjencës në komplete të dërguara për gratë dhe vajzat e përfshira në konflikte në të gjithë botën.
Ata kanë bërë të njëjtën gjë në Ukrainë, së bashku me dërgimin e furnizimeve për planifikimin familjar dhe lindjen e foshnjave.
Mediet kanë zbuluar prova të përdhunimit të grave ukrainase në zona të ndryshme të vendit.
Burimi:BBC/ Përshtati: Gazeta “Si“
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje