Bota

William: Procesioni i Mbretëreshës më solli kujtimet e funeralit të nënës time

Princi i Uellsit, William ka thënë se ecja pas arkivolit të Mbretëreshës “ktheu disa kujtime” të funeralit të nënës së tij, Princeshës Diana.

Duke folur me personat që janë mbledhur jashtë portave të Sandringham, ai tha se gjithë java ka qenë dërrmuese për të pasi çdo moment i ka kujtuar vdekjen e nënës së tij.

Princi William, atëherë 15 vjeç, dhe vëllai i tij, Princi Harry, Duka i Sussex-it, atëherë 12 vjeç, ecën me babanë e tyre, Mbretin Charles III, pas arkivolit të nënës së tyre, Princeshës Diana, në shtator 1997.

Ata ishin sërish krah për krah teksa shoqëruan solemnisht arkivolin e Mbretëreshës nga Pallati Buckingham në Westminster të mërkurën.

Ndërkohë, Mbreti Charles III dhe Camilla, bashkëshortja e tij, do të vizitojnë Uellsin ditën e sotme në ndalesën e fundit.

Është konfirmuar se, me kërkesën e mbretit, të dy princat William dhe Harry do të jenë me uniformë kur të marrin pjesë në një lutje pranë arkivolit të Mbretëreshës të shtunën në mbrëmje.

Princi Harry deri më tani ka veshur një kostum në ngjarjet publike që nga vdekja e Mbretëreshës pasi nuk i lejohej të vishte uniformë.

Është konfirmuar se do të ketë dy minuta heshtje kombëtare në fund të shërbimit dhe më pas do të ketë dhe një procesion nëpër Londër.

Ndërkohë jashtë portave, mijëra njerëz kanë lënë shënime në kujtim të Mbretëreshës Elizabeth.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë