E pranishme në tryezën e rrumbullakët mbi sfidat e integrimit në Bashkimin e Europian të mbajtur nga Këshilli i Integrimit, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka tha se pavarësisht krizave, Shqipëria ka vijuar punën me integrimin dhe se është gatshme për anëtarësim në BE.
Ajo ka kërkuar integrim të shpejtë në BE, dukë nënvizuar disa herë se Ballkani Perëndimor është ndoshta rajoni i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e Putin.
“… Pavarësisht krizave të fundit, Shqipëria e ka vijuar punën për integrimin. Shqipëria është gati për anëtarësim. Prisja që lufta në Ukrainë, do ta shtynte BE drejt hapave konkrete për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ballkani Perëndimor, ndoshta rajoni i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e Putin. Kriza në Ukrainë, e logjikshme që BE të përshpejtonte procesin për të stabilizuar rajonin. Sot, shohim një BE që ende s’ka ndryshuar gjë në terma konkretë. Ukraina, burim shpërqendrimi e arsye për të shtyrë vendimmarrjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Teksa BE mendohet, ne do të vijojmë punën për evropianizimin e vendit. Vijojmë punën për thellimin e bashkëpunimit rajonal. Vijojmë punën në Këshillin e Sigurimit, për të avancuar diplomatikisht agjendën e përbashkët të prioriteteve”, tha Xhaçka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje