Ministrja Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis për çështjen e Fredi Belerit. Përmes një postimi, Xhaçka thotë se fqinjët greke nuk janë të vetmit që kanë të drejtë, kur këmbëngulin në një kërkesë për të rrëzuar gjykatat shqiptare.
Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis tha sot se arrestimi i Belerit nuk është çështje e drejtësisë, por vullnet politik. Por sipas ministres Xhaçka, drejtësia shqiptare ka folur me vendimet e saj dhe se çështja e betimit të Belerit është çështje e drejtësisë dhe jo e qeverisë shqiptare e as e asaj greke. Më tej Xhaçka shton se homologut të saj i ka bërë me dije se për këtë çështje nuk duhet të niset nga ligji grek por nga ligji shqiptar. E sipas ligjit shton Xhaçka, nuk ka vullnet politik që e nxjerr Belerin nga burgu apo që fut noter në burg që ai të bëjë betimin si kryebashkiak.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi sipas policisë u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Ai u shpall fitues në zgjedhjet vendore, por deri tani nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i kanë dhënë leje për të kryer betimin përpara Këshillit Bashkiak të Himarës.
Arrestimi i Fredi Belerit, i cili përfaqëson votuesit e pakicës greke në Himarë, ngjalli reagimin e fortë të qeverisë greke, eksponentë të së cilës nënvizuan se kjo ngjarje kishte motive politike. Athina zyrtare ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm. Por kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka nënvizuar vazhdimisht se kjo është çështje e drejtësisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje