Turqia i kërkon zyrtarisht Shqipërisë që të ekstradojë biznesmenin Faruk Fatih Özer, biznesmeni që mashtroi mijëra turq me kriptomonedhat dhe që u arrestua më 30 gusht të këtij viti në Himarë nga policia shqiptare.
Kërkesa zyrtare është bërë nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mehmet Çavushoglu pas takimit që pati me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka. Ankaraja, sipas medieve turke, pret që Tirana të përfundojë procesin gjyqësor për themeluesin e arratisur turk të shkëmbimit të kriptovalutave, ku procesi i pestë gjyqësor do të mbahet më 10 nëntor.
27-vjeçari Faruk Fatih Özer, i kërkuar nën akuzat për mashtrim dhe themelimin e një organizate kriminale, u largua nga Turqia vitin e kaluar dhe investitorët nuk mundën të marrin paratë e tyre.
Turqia lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar pasi ai u arratis nga Turqia me një shumë të raportuar prej 2 miliardë dollarësh të derdhura në ‘Thodex’. Sakaq kryediplomati turk ka vënë theksin dhe në luftën kundër grupimit FEETO, të Abdullah Gyl, që për Turqinë cilësohet si terrorist.
“Ne kemi diskutuar edhe çështjen e FETO-s”, tha Çavushoglu, duke shtuar se grupi terrorist, që qëndron pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi, nuk është vetëm një kërcënim për Turqinë, por edhe për vendet e tjera ku organizata terroriste është aktive”, shkruan Analoly Agency.
Të dy zyrtarët trajtuan edhe mënyrat për të përmirësuar më tej lidhjet në sektorë të tjerë, përfshirë industrinë e mbrojtjes, ndërsa Çavuşoğlu shprehu gatishmërinë e Turqisë për të forcuar kapacitetin e mbrojtjes së Shqipërisë. Ndërsa Xhaçka nga ana e saj i ka kërkuar që Turqia të ndihmojë Shqipërinë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje