Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj, i cili është kundër rikthimit të Bashës në krye të PD-së, është shprehur se Lulzim Basha u bë pjesë e kësaj force politike falë miqësisë me vajzën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Nëse do të kishte minimumin e dinjitetit, Basha erdhi në 2005-ën si raport i një shoqërie personale me Argitën, ndërsa të tjerëve u kishte dalë shpirti tetë vjet në opozitë, zgjodhi ministritë për tetë vite, u fut Ilir Meta në fushatë, e bënë kryetar bashkie, Berisha e projektoi se sa ishte në gjendje të drejtonte opozitën”, është shprehur Xhaferaj
Deputeti theksoi se ky është “krimi” që i ka bërë Sali Berisha opozitës shqiptare, që mori një njeri për të cilin e dinte që nuk bënte, por i jepte garanci për familjen e vet dhe e vuri.
“Në 2017-ën nuk e hoqi se nuk u rrezikua familja, por opozita. Në 2021-shin nuk e hoqi se nuk u rrezikua familja, por opozita dhe në momentin që u rrezikua interesi familjar tha: Të ikë!”, tha Xhaferaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje