Lajme

Pukë, gjendet 47 granata të ’97-ës

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Forcat e Armatosura kanë gjetur 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht, në Bashkinë e Pukës. Të premten punonjësit e gjelbërimit të qytetit kishin gjetur një predhë 120mm, ndërsa pas sinjalizimit, xheniot gjetën të shtunën arsenalin e granatave.

Dyshohet se municionet, janë hedhur në këtë zonë gjatë trazirave të vitit 1997 pas hapjes se depove te ushtrisë dhe cilësohen tepër të rrezikshëm për jetën e banorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë