Xherdan Shaqiri pritet të rikthehet në Serinë A, ku më parë ka veshur fanellën e Interit. Emri i futbollistit shqiptar, që luan për Zvicrën, është lakuar ditët e fundit për një kalim të mundshëm te Lacio. Për këtë çështje ka folur vetë Shaqiri, i cili është shprehur me superlativa për Taren, drejtorin sportive të Lacios.
“Igli Tare prej vitesh po bën një punë të shkëlqyer te Lacio, – ka thënë Shaqiri për “Corriere dello Sport”. – Nëse është e vërtetë që ka një vlerësim për mua, ndihem vërtet i nderuar. E ndjek Lacion prej shumë kohësh, është një top klub. Skema 4-3-3 e Sarrit? Në përgjithësi, është e përshtatshme për karakteristikat e mia. Më pëlqen të luaj futboll sulmues, siç trajneri Sarri e praktikon. Mund të jetë një përvojë intriguese”.

Sezonin e fundit Shaqiri ka pasur më pak hapësira në radhët e Liverpulit, që për të forcuar skuadrën në sulm ka gati një ofertë të mirë për Federiko Kiezën, italianin që shkëlqeu në Euro 2020. Një kalim i mundshëm i Shaqirit te Lacio, do të shtonte edhe më shumë numrin e shqiptarëve te kjo skuadër, ku aktualisht janë edhe Strakosha, Hysaj dhe Muriqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje