Gazeta Si – Kina duhet të lëvizë, po përsërisin prej ditësh politikanët dhe shkencëtarët evropianë dhe për të kuptuar nëse Xi Jinping është i gatshëm të angazhohet për ndalimin e luftës, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz e kanë telefonuar mëngjesin e të martës.
Fakti që ka pasur një video-samit, është tashmë domethënës, sepse deri më tani Xi nuk kishte pasur asnjë konfrontim me liderët perëndimorë: i vetmi kontakt i tij i drejtpërdrejtë me botën e jashtme, ishte ai i 26 shkurtit, një telefonatë me Vladimir Putin, “mikun e zemrës” me të cilin ai bëri “një aleancë pa kufi”.
Televizioni i Pekinit, ishte i pari që raportoi disa citate nga intervista: Xi i tha Macron dhe Scholz se ishte “i gatshëm të koordinohej me ta dhe me Evropën për situatën në Ukrainë”.
Është diçka më shumë se thirrjet e pakënaqura kineze për të ndalur përplasjet, të përsëritura ditët e fundit nga ministri i Jashtëm Wang Yi, i cili ka vazhduar t’i përkufizojë marrëdhëniet Kinë-Rusi si “të forta si shkëmbi”.
Dy pasazhe të pozicionit të Xi u theksuan nga versioni kinez:
1) “Vlerësimi për përpjekjet ndërmjetësuese të Francës dhe Gjermanisë, të cilave Kina është e gatshme t’i shtojë rolin e saj aktiv për të mbështetur bashkërisht bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës”.
2) “Të punojmë së bashku për të reduktuar ndikimin negativ të sanksioneve, të cilat dëmtojnë stabilitetin e financave globale, energjinë, transportin dhe zinxhirët e furnizimit”.
Kina ka qenë gjithmonë kundër sanksioneve ndërkombëtare, e ka përsëritur edhe në këtë krizë, duke i cilësuar si “të paligjshme”.
Por mënyra në të cilën Xi foli për këtë të martë me Macron dhe Scholz, mund të ishte pothuajse një hipotezë ndërmjetësimi: nëse ai tashmë kishte diçka në dorë për t’i ofruar Putinit (dhe vetes), udhëheqësi kinez ndoshta mund të lëvizte për të sugjeruar një rrugëdalje për Kremlinin?
Por çfarë mund t’i propozojë liderit ukrainas Zelensky, i cili është i rrethuar në Kiev? Prej ditësh, Xi Jinping është përmendur si ndërmjetësi i mundshëm i madh.
“Nuk ka alternativë, ne nuk mund të jemi evropianë, as Shtetet e Bashkuara… Xi Jinping ka një kartë për të luajtur”, – tha në mënyrë eksplicite Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme Evropiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje