Bota

Xi i kërkon Putinit një marrëveshje. NATO: Qëllimet e Rusisë, përtej Ukrainës

Gazeta Si – Presidenti kinez, Xi Jinping, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Rrjeti shtetëror kinez CCTV, kujton se kjo është telefonata e parë mes dy liderëve që prej 25 shkurtit.

Këtë të mërkurë, ka ditëlindjen Xi, i cili mbush 69 vjeç. “Të gjitha palët duhet të shtyjnë për një zgjidhje adekuate të krizës ukrainase në mënyrë të përgjegjshme”.

Sipas raportit zyrtar të medias, Xi shtoi se Kina “është e gatshme të vazhdojë të luajë rolin e saj në këtë drejtim”

Ndërkohë, NATO ka lëshuar sërish një paralajmërin se Rusia nuk kërkon ta ndalet vetëm te Ukraina sa i takon pushtimit.

“Qëllimet e Putinit shkojnë përtej Ukrainës. Ai e deklaroi këtë në propozimet e tij drejtuar Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj dhjetorin e kaluar, ku ndaloi zgjerimin e NATO-s dhe tërheqjen e pranisë së trupave dhe infrastrukturës sonë nga vendet që janë anëtarësuar në NATO që nga viti 1997”, – u shpreh Jens Stoltenberg, në konferencën për shtyp në prag të takimit të ministrave të Mbrojtjes.

Më pas, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha: “Nëse do t’i kishim pranuar ato kushte, do të kishim shkelur parimin themelues sipas të cilit secili vend zgjedh rrugën e tij, dhe për këtë arsye do t’i kishim mbyllur dyert për shembull Finlandës dhe Suedisë”, – shpjegoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë