Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, bashkë me kolegët e saj, ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck dhe atë spanjoll, iu bëri thirrje partive politike dhe kandidatëve që mos të presin rezultatin dhe mos të shpallin fitoren.
Nga KZAZ 39 në kryeqytet, Kim tha se duhet të pritet rezultati i popullit.
“Folëm në fakt për atë që kishte ndodhur këtu. Folëm për disa mosdakordësi që ndodhin edhe në SHBA. Ajo që është me rëndësi është që të ketë një proces racional dhe transparent. Më lejoni të nënvizojë se e gjithë bota është duke e parë Shqipërinë tashmë, ka sytë nga Shqipëria. Miqtë tuaj veriorë, do të thotë Suedia, perëndimor, Spanja dhe ata të SHBA janë duke ju parë dhe duke pritur që ju t’ia dilni dhe të keni sukses. Edhe gjithashtu gjë e mirë që shohim numëruesit që ata punojnë fort. Sikurse e kam shprehur, votuesit e kanë bërë punën e tyre. Autoritetet janë duke bërë punën e tyre. Detyra e kandidateve është që të mbeten të qetë dhe me durim dhe të presim rezultatin”, u shpreh ambasadorja Kim.
Ndër të tjera, Kim tha se “e di që në emocionet e momentit disa njerëz kanë shpallur fitoren, por nuk kemi mbërritur ende aty deri sa të dalë rezultati përfundimtar. Le të ruajmë qetësinë dhe të presim e të shohim çfarë do të ndodhë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje