Ata që e kanë të qartë se çfarë duhet bërë me marrëveshjen e 5 Qershorit janë ndërkombëtarët.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ishte të martën në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të diskutuar mbi shumëçka, përfshi edhe marrëveshjen e 5 Qershorit.
“Ambasadorja Yuri Kim u takua me kryeministrin për 2 orë për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh përfshi pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA në lidhje me marrëveshjen e 5 Qershorit të Këshillit Politik”, thanë burime të ambasadës amerikane për gazetën “Si”.
Më herët mes dy forcave kryesore politike në vend pati qëndrime replikash në distancë. Kryeministri Edi Rama postoi një video se pse duhen listat e hapura, ndërsa Partia Demokratike publikoi dokumente për të treguar se Rama me listat e hapura, po synon të heq zyrtarisht koalicionet parazgjedhore, aty ku në fakt PD-ja nuk bie asfare dakord.
Në mes këtij debati qëndron marrëveshja e 5 qershorit, ku në njërën anë demokratët kërkojnë që të miratohet sa më shpejt në Kuvend dhe pa ndryshime, dhe në anën tjetër këmbëngulin se me ndryshimet kushtetuese (pra me lejimin e listave të hapura dhe heqjen e koalicioneve), PS po prek në thelb marrëveshjen e arritur, në një tokë jo shqiptare, por atë amerikane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje