Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se kursi i denarit është në gjendje të qëndrueshme dhe se ekzekutivi ka përgatitur politikat fiskale për krizën e paralajmëruar ekonomike.
Zaev tha se Maqedonia e Veriut nuk mund t’i shpëtojë krizës globale, por siguroi që autoritete do të ndërmarrin masat e duhura për të mbrojtur qytetarët.
“Po do të ketë krizë. Shoh miku im dhe kolegu nga Shqipëria Edi Rama alarmoi, po alarmoj edhe unë. Kriza energjetike do të jetë vërehet, çmimet janë të larta, por të presim javët dhe muajt e ardhshëm. Të shohim si do të shkojnë gjërat, ndërsa shteti është këtu për të ndihmuar”, tha mes tjerash Zaev.
Por Zaev ishte i kursyer në deklarata, pasi këtë të diel në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhjet lokale dhe nuk dëshiron që të dëmtojë në rezultat partinë e tij, LSDM.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje