Pas negociatave me kryeministrin Zaev mbi Ligjin për Shtetësinë, opozita shqiptare ka tërhequr amendamentet ndaj pakos së pestë ekonomike në Kuvend.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kishin bllokuar ligje të ndryshme në procedurë parlamentare duke parashtruar mijëra amendamente, si kundërpërgjigje ndaj bllokimit të Ligjit për Shtetësinë. Megjithatë, në takimin e fundit mes krerëve të opozitës dhe kryeministrit Zaev, partitë shqiptare u tërhoqën.
Deputeti i koalicionit shqiptar të opozitës, Elmi Aziri, se opozita nuk e kishte qëllim të bllokonte parlamentin dhe për këtë ka vendosur të tërheqë amendamentet e depozituara kundër pakos së pestë ekonomike për anti-covid.
“Kundërshtitë nuk ishin vetëm të mazhorancës, por edhe të opozitës maqedonase. Opozita maqedonase i tërhoqi amendamentet dhe ne kemi konfirmuar më herët se nuk jemi për bllokim, bllokimi i parlamentit nuk është si shkak, por si pasojë. Ne në shenjë të vullnetit të mirë i tërhoqëm amendamentet, të cilat i patëm dorëzuar si shenjë bllokade për masat e pakos së pestë ekonomike anti-Covid”, tha ai.
Ai beson se deri në fund të javës do të hartohen draftet në lidhje me këtë problematikë. “Ditëve në vazhdim priten të takohen komisionet e opozitës shqiptare dhe të ekspertëve të qeverisë për t’i harmunizuar argumentet dhe presim që deri në fund të javës të kemi një draft sa i takon kësaj problematike”, shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje