Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka thënë se nuk është e rastësishme dalja në skenë e dokumenteve, të njohura si “non-papers”, të cilat ai i ka quajtur promotorë të politikave nacionaliste në rajon. Në një intervistë për mediat ai u shpreh se dokumente të tilla dalin në pah sa herë që dështon Evropa.
“Këto duhet të jenë sinjale për Bullgarinë dhe për Brukselin se duhet intensivisht ta vazhdojnë procesin e integrimit të rajonit në BE. Është kthimi i borxhit ndaj Ballkanit Perëndimor, kurse ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut ky borxh është 10 herë më i madh”, është shprehur Zaev.
Zaev ka komentuar edhe çështjen e dialogut të Kosovës dhe Serbisë, duke u shprehur se përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë duhet të marrin si model Marrëveshjen e Prespës.Ai theksoi se BE në mënyrë të pakushtëzuar duhet të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.
“Liderët e Kosovës dhe liderët e Serbisë qytetarëve të tyre ua kanë borxh ardhmërinë, perspektivën. Nuk është e lehtë për të dyja palët. Por, le të mësojnë nga shembulli ynë me Greqinë. Duhet të mbyllen dyert e së kaluarës kur hapen dritaret e së ardhmes”.
Ndërkaq, duke folur për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, Zaev premtoi bashkëpunim me partitë shqiptarë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje