Ne rrjet

Zaev rikthehet në pushtet

Zoran Zaev është ulur për një mandat të dytë në karrigen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut pasi parlamenti i dha votëbesimin kabinetit të tij, të përbërë nga aleanca e tij e udhëhequr nga Social Demokratët dhe partnerët e saj në qeverinë e fundit, Bashkimi Demokratik për Integrimin, BDI.

Gjatë fjalimit të tij në parlament në mbrëmje, Zaev tha stabilizimi i ekonomisë së goditur rëndë nga pandemia e Covid-19 dhe rritja e luftës kundër krimit dhe korrupsionit do të ishin përparësitë kryesore. “Kapërcimi i krizës së shkaktuar nga koronavirusi dhe kthimi në nivelet e mëparshme të rritjes ekonomike do të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisë,” tha Zaev.

Ndërsa kabineti i ri i përbërë nga partnerë të vjetër sjell relativisht pak ndryshime në drejtim të ministrave, një risi e dukshme është lënia e diplomacisë maqedonase në dorën e një shqiptari. Kjo u bë e mundur nëpërmjet një shkëmbimi midis ish-ministrit të jashtëm, Nikola Dimitrov dhe ish-zv / kryeministrit të ngarkuar me integrimin evropian, Bujar Osmani. Dimitrov tani ka marrë postin e Osmanit, duke lejuar që Osmani, nga BDI, të bëhet ministri i parë i jashtëm shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Artan Grubi i BDI u emërua gjithashtu Zëvendës Kryeministër i Parë. Postimi është parë si rezultat i kompromisit midis partnerëve të aleancës gjatë bisedimeve qeveritare për të zbutur kërkesën fillestare të BDI që vendi fqinj të ketë një kryeministër shqiptar.

Risi është po ashtu futja e një Zëvendës Kryeministri përgjegjës për luftën kundër korrupsionit. Kjo detyrë iu besua Ljupço Nikollskit, sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialdemokrate dhe ish-ministrit të bujqësisë.

Gjatë mandatit të tij të mëparshëm si Kryeministër, Zaev u akuzua gjerësisht se nuk e mbajti premtimin e tij për të frenuar korrupsionin dhe për të rivendosur sundimin e vërtetë të ligjit.

“Do të punojmë për një kohë rregulli, drejtësie dhe disipline. Ligjetjanë miratuar dhe tani është koha për zbatimin e tyre të shpejtë dhe efektiv. Ata që dëshirojnë të mosrespektojnë ligjet do të duhet të përballen me ligjin, “insistoi Zaev në fjalën e tij.

Zaev, i cili ishte Kryeministër nga mesi i vitit 2017 deri në fillim të këtij viti dhe kthehet në të njëjtin post pas saktësisht 240 ditësh. Ai u tërhoq në 3 janar për t’i dhënë vendin formimit të një qeverie të përkohshme, të cilës fillimisht iu besua përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme në prill.

Për shkak të pandemisë, zgjedhjet u shtynë për më 15 korrik, gjatë së cilës kohë qeveria e përkohshme e përbërë nga të gjitha partitë kryesore politike mbeti në krye.

Social Demokratët e Zaevit fituan 46 vende në zgjedhjet e korrikut, duke mundur ngushtë rivalët e tyre  nga partia kryesore e opozitës VMRO DPMNE, e cila fitoi 44 vende. Por qeveria e re u formua falë aleancës me 15 deputetë të tjerë nga BDI si dhe nga një deputet i PDSH-së.

Edhe pse premtoi të dorëhiqej nëse nuk formonte qeverinë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski ka bërë një hap të madh pas, duke u tërhequr nga ky vendim,  edhe pse shume anëtarë të partisë i kanë kërkuar të largohet,

Duke u ndalur tek mbledhja e jashtëzakonshme e partisë së tij për dorëheqjen e tij. Mickoski deklaroi se nuk e ka ndërmend që të jepte dorëheqjen.

“Tani kam pak për të thënë për këta iniciatorët, të cilët vetëm ndihmojnë LSDM-së dhe Zoran Zaevit me këto iniciativa. Nuk kam ndërmend që të ofroj dorëheqje, sepse kjo i leverdis vetëm LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Ndërsa ne duhet të luftojmë ndaj kësaj të keqe”, tha Mickoski.

Por gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, ai deklaroi gjatë një interviste se do të jepte dorëheqje nëse plotësohen dy kushte, e para të humbiste zgjedhjet dhe e dyta është të mos formonte qeverinë. Siç shihet, këto dy kushte janë plotësuar, por ky Mickoski duket se gëlltiti fjalët e thëna gjatë fushatës duke shuar çdo dilemë se nuk ka në plan që tani të dorëhiqet nga kreu i VMRO-DPMNE-së.

Naser Zyberi akovat populli

I vetmi që ka mbetur “duarthatë” nga formimi i qeverisë është në fakt fytyra e BDI-së në këto zgjedhje, kandidati i saj për kryeministër, Naser Zyberi. Nëpër media të ndryshme, gjatë ditëve të fundit është përfolur se Zyberi mund të marrë postin e Avokatit të Popullit. I pyetur se çfarë do të bëhet me Naser Zyberin, lideri i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti deklaroi në konferencën pas mbledhjes së këshillit të partisë më 19 gusht, tha se Zyberi është noter dhe ai vazhdon veprimtarinë e tij si noter deri në një moment kur do të arrihet pakt për ndonjë përgjegjësi të rëndësishme që ka të bëjë me profesionin e tij.

Në Ligjin për Avokatin e popullit, thuhet se ky është një organ i Maqedonisë së Veriut, i cili i mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të gjithë personave tjerë kur ato shkelen me akte, veprime dhe lëshim të veprimeve nga organet e administratës shtetërore dhe nga organet dhe organizatat tjera që kanë autorizime publike dhe i cili ndërmerr masa dhe veprime për mbrojtjen e parimeve të mos-diskriminimit dhe përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të pjesëtarëve të bashkësive në organet e pushtetit shtetëror.

Avokati i popullit është i pavarur në kryerjen e funksionit dhe vepron vetëm në bazë të Kushtetutës. Avokati i popullit zgjidhet për kohëzgjatje prej tetë vjetësh me të drejtë edhe të një zgjedhje.

Lideri i ASH-së Ziadin Sela ka deklaruar se Naser Zyberi nuk mund të bëhet Avokat i popullit, sepse sipas tij ky post i takon opozitës. Ai ka paralajmëruar se do tgë bllokojë kuvendin për të mos lejuar zgjedhjen e tij.

Por, në Ligjin për Avokatin e popullit, thuhet se është Kuvendi i cili e zgjedh dhe e shkarkon Avokatin e popullit me shumicë votash. Kjo nënkupton, se opozita edhe nëse do të dëshironte të emëronte një person në tyre në këtë post nuk do të ketë mundësi pasi nuk e ka shumicën në Kuvend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë