Gazeta Si – “Përgjegjësia për pasojat e mundshme tragjike të sulmeve në termocentralin bërthamor ukrainas në Zaporizhzhia do të jetë tek presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky”.
Kështu u shpreh në Telegram nga kryetari i Dumës, Vyacheslav Volodin, sipas raporteve të Tass.
“Veprimet e Uashingtonit dhe regjimit të Kievit rrezikojnë një katastrofë bërthamore”, shkruan kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus.
Ndërsa nënkryetari i Këshillit të Federatës Ruse, Konstantin Kosachev, beson se Ukraina nuk duhet të rimarrë kontrollin e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, pasi nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e tij.
“E vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë në një termocentral bërthamor është të ketë kontroll 100% mbi aktivitetet e tij. Autoritetet ukrainase, sipas definicionit, nuk janë në gjendje të ofrojnë një kontroll të tillë”, shpjegoi ai për Interfax.
Edhe mesazhi i presidentit ukrainas Zelenskij, drejtuar kombit për ratin në fjslë, ka qenë i drejtëpërdrejtë: “Rusia ka kaluar edhe një herë kufirin dhe ka prekur fundin në historinë botërore të terrorizmit”.
Sipas tij, “ajo që po ndodh rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia është një nga krimet më të mëdha të Rusisë”, shtoi ai, duke nënvizuar se “askush nuk kishte përdorur kurrë një termocentral bërthamor për të kërcënuar të gjithë botën në një mënyrë kaq të pacipë dhe për të vendosur disa kushte”.
Zelenskij më pas shpjegoi se si forcat e Kievit regjistruan lëshimin e disa granatave ruse në afërsi të uzinës.
Presidenti ukrainas e përfundoi mesazhin e tij, duke përsëritur se siguria bërthamore e Evropës mund të rikthehet vetëm nëse Rusia tërhiqet nga Zaporizhzhia. “Është një interes global, jo vetëm një domosdoshmëri e Ukrainës”.
Zelenskij i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “reagojë menjëherë” për të dëbuar “pushtuesit” rusë nga termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje