Rend dhe Ligj

Zaptuan hapësirën publike, procedohen 2 pronarë shezlongesh në Durrës

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dy shtetas, pasi kishin vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, duke zaptuar hapësirën publike.

Policia thotë se janë proceduar penalisht shtetasit F. Gj., 43 vjeç dhe M. M., 54 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Rinia, Durrës, u konstatua se shtetasit e mësipërm kishin zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë