Seria A ka zbardhur sot kalendarin e sezonit 2021-2002 dhe java me përplasjet e para mes skuadrave pretendente është e treta, ku më program janë Milan-Lacio dhe Napoli-Juventus. Një javë më pas, në të katërtën, është sfida Juventus-Milan. Atalanta ndeshet me dy skuadrat e Milanos në javën e 6-të (Interi) dhe të shtatë (Milani), në të njëjtat javë kur do të luhen derbi Lacio-Roma dhe Torino-Juventus.
Në javën e 8-të luhen dy ndeshje interesante, Juventus-Roma dhe Lacio-Inter, ndërsa në javën e 9-të është në program derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit. Po këtë javë luhet edhe ndeshja Roma-Napoli.
Në javën e 11-të luhen Atalanta-Lacio dhe Roma-Milan, kurse një javë më pas, në të 12-ën, është derbi Milan-Inter në “San Siro”. Në javën e 13-të zhvillohen Inter-Napoli dhe Lacio-Juventus, një javë më pas Juventus-Atalanta dhe Napoli-Lacio. Në javën e fundit, të 18-ën, luhen sfidat Atalanta-Roma dhe Milan-Napoli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje