Policia ka zbardhur vrasjen e dyfishtë të 30 majit në Laç ku u ekzekutuan biznesmenët Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji Marku.
Policia me anë të një njoftimi zyrtar thotë se është vënë në pranga Eduard Lamaj, 30 vjeç, si autori kryesor i ngjarjes, ndërkohë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët e 30-vjeçarit për vrasjen e 30 majit.
Më tej, Policia thotë se janë vënë në pranga edhe dy mjekët, të cilët po e mjekonin ilegalisht Eduart Lamën në një klinikë private në “Qytetin Studenti” në Tiranë.
Eduard Lamaj, i cili është autori kryesor i ngjarjes po mjekohej në qytetin Studenti në një klinikë private ilegalisht nga mjekët Besim Lama dhe Viktor Marku.
Policia e Tiranës pas informacioneve ka ushtruar kontroll në këtë subjekt privat ku u konstatua se Eduard Lamaj pas ekspertizës mjeko-ligjore kishte një plagë e shkaktuar 20 ditë më parë, që korrespondon me vrasjen e dy biznesmenëve, Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku në një hotel në Laç.
Lamaj ka dhënë fillimisht identitet të rremë që i përkiste një të riu në Laç, por më pas është arrestuar nga Policia. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët e tij në vrasjen e 30 majit.
Edhe mjekët që po e mjekonin ilegalisht Lamën janë arrestuar.
Nga ngjarja e 30 majit mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku, ky i fundit në spitalin e Traumës.
4 autorët të veshur si policë u futën në hollin e hotelit dhe ekzekutuan Gjergjin dhe Likën. Ky i fundit qëlloi një prej autorëve, i cili rezultoi më vonë të ishte Kreshnik Tusha që pas plagës në këmbë shkoi për mjekim në spital.
Eduard Lamaj është komshi me pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja, Ari Allamani i cili është i dënuar jashtë shtetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje