Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Labovë e Zhapës, ku humbi jetën 60-vjeçari Andrea Xhavarra.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, 67-vjeçarin Jano Koleta.
“Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Labovë e Zhapës, ku pas një konflikti mes dy shtetasve humbi jetën shtetasi Andrea Xhavarra, 60 vjeç, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.
Mbi 67-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje