Rend dhe Ligj

Zbardhja e krimit në Durrës, Lleshaj: Të gjithë do përballen me ligjin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas zbardhjes së krimit të dyfishtë në Durrës, ku u arrestuan autorët e vrasjes së vëllezërve Haxhia, duke paralajmëruar se të gjithë kriminelët do të përballen me ligjin.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ministri Lleshaj shkruan se kjo goditje kundër krimit të organizuar provon se as pandemia dhe asgjë tjetër nuk arrin të cenojë sadopak angazhimin e Policisë sonë në këtë front prioritar.

“Kjo goditje tjetër e fortë kundër krimit të organizuar provon se as pandemia dhe asgjë tjetër nuk arrin të cenojë sadopak angazhimin e Policisë sonë në këtë front prioritar.

Lufta kundër krimit të organizuar, kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve apo lëndëve narkotike, përmirësimi i parametrave të sigurisë rrugore dhe angazhimi i fortë kundër dhunës në familje janë prioritete absolute për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit”, shkruan Lleshaj.

Ndër të tjera, Lleshaj thotë se “për këdo që ka humbur rrugën e jetës së ndershme dhe është futur në udhën qorre të krimit, një gjë duhet të jetë e qartë: është vetëm çështje e shkurtër kohe. Të gjithë do të përballen me ligjin. Edhe njëherë urime për Policinë Shqiptare!”.

https://www.facebook.com/lleshajsander/videos/236165691026977/?__xts__[0]=68.ARDU5vM5praCkLypTP3iuWoBolWiPAD1QAvWhDfiM-95jLi96T_tlXmk3kxBhUZO1UJ8zi9AGapTM0kDlkqqQsNhGQ5pTtsYdtcX_hgVzQUf845eYrdPLDoA26kGynDc30jtnzfdOn8NmpOWH6NxoR7eUX0Jv_P2OQl-7sfCzMxTGEuViRXRd751ZUXKSjd6aQjmhJWlR8pKlXW3caz6wnTLrpEZPX_mRElWflQ7KrCCMQ_hHXPeuEAJej8hIHMNCyvD_iXIz34lx3S4NEaHK7nsrcHdLBgRUNIGmg3eR7CuseTtTSdEQQcSIqvoL2xxjPQZ9KSinWmaJ9uGD-lriOwnQJMT1pWjeb4&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë