Zbulohet identiteti i 24-vjeçarit të arrestuar në Tiranë për llogari të Gjermanisë pasi rezultonte në kërkim ndërkombetar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizata të huaja terroriste”.
24-vjeçari nga Taxhikistani quhet Komron Zukhurov.
Nga kontrolli në sistemin TIMS rezulton se ai ka ardhur në Shqipëri nga Rinasi prej muajit shkurt të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe rrinte në një shtëpi me qera shumë pranë qendrës së Tiranës. Ai u arrestua pasditen e djeshme në bulevard “Zogu i Parë” nga forca të Antiterrorit.
24-vjeçari Zukhurov, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i kërkuar në Gjermani. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje