Bota

Zbulohet një variant i ri i Covid-19 në Vietnam

Një variant i ri i virusit COVID-19 është zbuluar në Vietnam. Ministri I Shëndetësisë Nguyen Thanh Long tha se mutacioni i ri duket sikur përbën një formë hibride midis varianteve që u shfaqën në Indi dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Nga rezultatet e testeve laboratorike, duket se ky variant mund të përhapet më lehtë sesa varianti i SARS-CoV-2 që u identifikua fillimisht në Kinë, në fund të 2019.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka renditur katër variantet më “shqetësuese” në rang global: variantet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Indi, si dhe variantet e identifikuara në Afrikën e Jugut dhe në Brazil.

Nguyen Thanh Long shtoi se ky variant i ri mund të jetë shkaku i rritjes së numrit të të infektuarve me virusin në Vietnam, gjatë kohëve të fundit. Ky variant është përhapur në 30 nga 63 bashkitë dhe provincat e vendit.

Deri në fillim të këtij viti, Vietnami kishte regjistruar rreth 3,100 raste të pozitive dhe 35 vdekje nga COVID-19. Por gjatë javës së fundit, vendi regjistroi më shumë se 3,500 raste të reja dhe raportoi 12 të vdekur.

Vietnami ka një popullsi prej 96 milion banorësh dhe deri më tani janë vaksinuar rreth një milion persona me vaksinën antiCOVID “AstraZeneca”, ndërsa javën e kaluar u nënshkrua një marrëveshje për 30 milionë doza të vaksinës “Pfizer”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë