Bota

Zbulohet rasti i parë i variantit indian në Maqedoninë e Veriut

Pas mbërritjes në Europë, varianti indian duket se po i afrohet gjithnjë e më shumë se Shqipërisë. Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rasti i parë i një qytetari të infektuar me mutacionin indian të COVID-19.

Siç njoftohet nga kabineti i Ministrisë së Shëndetësisë, detektimi është bërë tek një pacient i kthyer nga Iraku, i cili është dërguar për trajtim në një spital privat ku edhe prej mostrave të marra ka rezultuar pozitiv.

Mësohet se personi i infektuar kishte qëndruar në spital në Irak për 10 ditë, ndërkohë që me të ardhur në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar hospitalizimin.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se masat aktuale do të mbeten në fuqi të paktën deri më 15 qershor, ndërsa më tej do të rishikohet mundësia për heqjen edhe të orës policore.

Gjithashtu, bëhet me dije se nuk ka shenja për rritjen e numrit të të infektuarve në periudhë afatshkurtër, ndërsa për momentin ka vetëm 670 raste aktive të personave të infektuar në nivel shteti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë