Politike

Zëdhënësja e fushatës së Këlliçit: Votuesit marrin fletë votimi me shenjë, KQZ dhe Policia të marrin masa

Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Tiranës, Belind Këllici, Silvi Bardhi bëri sot një denoncim duke thënë se votuesit po marrin fletë votimi me shenjë, ndërsa kërkoi që KQZ-ja dhe Policia e Shtetit që të merrnin masa. Mes të tjerash ajo bëri thirrje që qytetarët të dalin masivisht në votime.

“Ka një prezence të pajustifikuar njerëzish këtu, që nuk janë as votues, as pjesë e procesit. Janë thjesht në rolin për të bërë presion, e për të ndikuar votuesit. I kërkojmë KQZ-së dhe Policisë së Shtetit të ndërhyjë menjëherë, e të sjellin normalitetin tek këto qendër votimi”, tha Bardhi duke shtuar se “kemi raportime për fshirje të bojës, ose për vendosje shenjash në fletë votimi të atyre që njihet si votues demokratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë