Gazeta Si – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe disidenti rus Aleksie Navalni dalin kundërMarine Le Pen.
Ata u kanë bërë thirrje francezëve që të votojnë për presidentin Emmanuel Macron në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të së dielës.
“Unë kam marrëdhënie me Emmanuel Macron dhe nuk do të doja t’i humbja ato”, tha Zelensky në një intervistë.
Një qëndrim i pritshëm në një farë mënyre. Duhet marrë parasysh se Marine Le Pen është një “person non grata” për Ukrainën që nga viti 2017 për shkak të disa deklaratave të saj, ku mbrojti aneksimin e Krimesë nga Rusia.
Ndërsa Aleksey Navalni nga burgu ku ndodhet në Rusi, shkroi në Tëitter: “Unë i bëj thirrje pa dyshim dhe pa asnjë hezitim francezëve të votojnë për Emmanuel Macron më 24 prill”.
Këtë të enjte, në orën 21:00, do të zhvillohet debati televiziv mes Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen.
Presidenti në detyrë dhe kandidatja për presidente, do të përballen para francezëve përpara votimit përfundimtar për Elysée në 24 prill.
Macron dhe Marine Le Pen do të takohen sërish pas sfidës televizive më 3 maj 2017, e cila pa fundosjen e “MLP” drejtpërdrejt para 16 milionë shikuesve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje