Gazeta Si – Volodymyr Zelensky u përshëndet në Ëestminster Hall, Parlamenti Britanik, me një duartrokitje të gjatë gjatë vizitës së kësaj të mërkure në Mbretërinë e Bashkuar.
Në fillim të fjalës së tij, presidenti ukrainas falënderoi menjëherë Britaninë e Madhe për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës: “Ju keni bërë të pamundurën, keni qenë pranë nesh që nga dita e parë e luftës kundër Rusisë, kur pjesa tjetër e botës nuk e kishte kuptuar ende zgjerimin e konfliktit”, nënvizoi lideri, i cili gjatë fjalës së tij kërkoi furnizimin e Kievit me avionë luftarakë, duke i quajtur “krahë për të mbrojtur lirinë”.
Në hapje, Kryetarja e Parlamentit, Sir Lindsay Lohan, përshëndeti liderin ukrainas duke thënë: “Ju po bëni një luftë që nuk e dëshironit dhe keni mbrojtur idealet tuaja kundër agresorit rus”.
Presidenti ukrainas u prit me ovacione nga deputetët dhe lordët, teksa hyri në sallën e Ëestminster.
“Unë ju flas në emër të trimave që luftojnë në llogore ose për të mbrojtur qiejt nga Rusia” dhe për të “rivendosur sovranitetin e Ukrainës” mbi territorin e saj, e hapi Zelenski fjalimin e tij në anglisht.
Më pas, ai shprehu falënderimet e përzemërta për Mbretërinë e Bashkuar, që qëndroi “në krahun e Ukrainës që nga dita e parë” e luftës kundër Rusisë, kur pjesa tjetër e botës nuk e kishte kuptuar ende shkallën e sfidës dhe për furnizimin e Kievit me armë për të mbrojtur “jetën e fëmijëve, civilëve, grave, të moshuarve dhe qytetarëve”.
Lideri më pas lavdëroi personalisht ish-kryeministrin Boris Johnson, duke iu drejtuar me emër, “Boris” – dhe duke e lartësuar udhëheqjen e tij si vendimtare për Kievin.
Më pas ai foli për “guximin” e britanikëve: “Ne do t’jua kthejmë me fitore”, deklaroi ai në emër të ukrainasve.
Ne e dimë se liria do të fitojë, ne e dimë se Moska do të humbasë dhe ne e dimë se fitorja jonë do të ndryshojë botën”, tha Zelenski, i cili në fjalimin e tij në Parlamentin britanik akuzoi Rusinë për “pushtim mizor” dhe “terrorizëm raketor”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje