Gazeta Si – Kryeministri ukrainas Volodimir Zelenskij, i cili këtë mëngjes kishte paralajmëruar një skenar të luftës botërore, është kthyer për të hapur rrugën e dialogut.
Për Krimenë dhe Donbasin, me Rusinë “mund të diskutojmë dhe të gjejmë një kompromis, se si të vazhdojmë të jetojmë”, por Ukraina nuk do të pranojë një ultimatum nga Kremlini, tha presidenti ukrainas në një intervistë për “ABC News”.
“Nëse flasim për territore të pushtuara përkohësisht dhe republika që nuk njihen nga askush”, tha Zelenskij, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me kërkesën ruse për të njohur Krimenë si ruse dhe Donbasin të pavarur, “mund të diskutojmë dhe të gjejmë një kompromis”.
“Për mua është e rëndësishme të di se si njerëzit që duan të jenë pjesë e Ukrainës do të jetojnë në ato territore”, tha ai, duke përmendur “garancitë e sigurisë”.
“Është një pyetje më e ndërlikuar sesa thjesht njohja, ky është një tjetër ultimatum dhe ne nuk jemi gati për një ultimatum”, tha udhëheqësi ukrainas, “e rëndësishme është që Putini të fillojë të flasë”.
Kritika të forta për Perëndimin
Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy says the occupiers have "bombed Sumy again" and they are "turning it into hell". https://t.co/X3flQUCiPZ
— Sky News (@SkyNews) March 8, 2022
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/2Vci4YlGYP
Më tej ai tha se pushtuesit kishin bombarduar sërish Sumy-n, me çdo bombë që munden dhe se po e shndërronin këtë qytet në ferr. Mariupolin, presidenti tha se Rusia e kishte rrethuar dhe se kishte hequr qëllimisht energjinë elektrike, ujin dhe furnizimin me ushqim.
“Është hera e parë, rasti i parë që një fëmijë vdes për shkak të dehidratimit”, tha ai, duke iu referuar ngjarjes së ndodhur më herët gjatë ditë së sotme.
Zelenskyy shtoi se raketat nga luftanijet, helikopterët dhe avionët po sulmojnë Ukrainën, por tha se Rusia ka humbur shumë prej tyre.
Presidenti ukrainas shprehu nervozizmin e tij me Perëndimin duke thënë se ka premtuar mbështetje nga ajri, por prej 13 ditësh tashmë kjo nuk ka ndodhur. Ai tha se përgjegjësia për sulmet është e Rusisë, por bie edhe tek ata që nuk mund të marrin një vendim për 13 ditë, “diku në perëndim, ata që nuk siguruan hapësirën tonë ajrore”.
Ukraina ka kërkuar vazhdimisht nga vendet e NATO-s që të mbyllin hapësira ajrore mbi këtë shtet, një kërkesë që është refuzuar po vazhdimisht.
Rusia mund ta ndërpresë gazin për Europën
Të hënën, Rusia paralajmëroi se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani nëse Perëndimi vazhdon dhe ndalon naftën ruse.
Zëvendëskryeministri Alexander Novak tha se një veprim i tillë do të çonte në “pasoja katastrofike” për furnizimin global dhe do të çonte në dyfishimin e çmimit të naftës në 300 dollarë për fuçi.
SHBA e hodhi idenë e një ndalimi të mundshëm si një mënyrë për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë. Por Gjermania dhe Holanda e hodhën poshtë këtë propozim të hënën.
BE merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës së saj nga Rusia.
Novok tha se Rusia ka çdo të drejtë të hakmerret dhe vuri në dukje vendimin e Gjermanisë muajin e kaluar për të bllokuar certifikimin për gazsjellësin e dytë Nord Stream midis dy vendeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje