Bota

Zelenskij i druhet një sulmi ‘të tmerrshëm’ nga Rusia për Ditën e Pavarësisë

Gazeta Si – Presidenti Volodymyr Zelenskij u bëri thirrje ukrainasve që të jenë të kujdesshëm përpara festimeve të mërkurën të 31-vjetorit të pavarësisë së vendit nga Bashkimi Sovjetik.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se këtë javë (në vijim) Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të tmerrshme, veçanërisht të dhunshme”, tha presidenti ukrainas në video-mesazhin e tij të mbrëmjes.

Zelenskij kujtoi se javën e ardhshme, më 24 gusht, Ukraina do të festojë Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar.

Samiti i Platformës së Krimesë – iniciativa e Kievit për të gjetur mënyra për të çliruar gadishullin, duke përfshirë edhe mbështetjen ndërkombëtare – pritet të mbahet javën e ardhshme.

“Ora policore në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, do të jetë në fuqi gjatë gjithë ditës të mërkurën”, tha guvernatori rajonal Oleh Sinehub.

Zakonisht në qytet, për një objektiv të shpeshtë i bombardimeve ruse, zbatohet një shtetrrethim nga ora 10 e natës deri në 6 të mëngjesit.

Në fjalimin e tij, Zelensky iu referua në mënyrë indirekte edhe serisë së shpërthimeve që kanë ndodhur ditët e fundit në Krime, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për to, por analistët besojnë se të paktën disa prej tyre u mundësuan nga pajisjet e reja të marra nga forcat ukrainase.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë