Bota

Zelenskij paralajmëron rusët. Aleatët, thirrje Putinit: Përdor armë bërthamore

Gazeta Si – Ukraina thotë se ka rimarrë kontrollin e qytet kyç të Lyman në pjesën lindore të vendit, që është e pushtuar nga trupat ruse. Rimarrja e kontrollit të këtij qyteti nga trupat ukrainase u bë të shtunën, një ditë pasi presidenti rus Putin njoftoi aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë, duke përfshirë dhe Donetskun, ku ndodhet Lyman.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi rusët në fjalimin e tij në video të mbrëmjes.

“Derisa ta zgjidhni të gjithë problemin me atë që e nisi të gjithën, që filloi këtë luftë të pakuptimtë për Rusinë kundër Ukrainës, do të vriteni një nga një, si ‘koka turku’, për të mos pranuar që kjo luftë është një gabim historik për Rusinë”, tha ai pas sukseseve të fundit të kundërofensivës ukrainase në Donbas.

“Fitoret tashmë kanë filluar të thellohen: ata kërkojnë fajtorët, duke akuzuar disa gjeneralë për dështime. Kjo është kambana e parë që duhet dëgjuar në të gjitha nivelet e qeverisë ruse”, shtoi ai.

Por aleatët e Putinit, si Ramzan Kadyrov, udhëheqës i rajonit jugor të Çeçenisë në Rusi, bëri thirrje për përdorim të armëve bërthamore.

“Për mendimin tim duhet të merren masa më drastike deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin e armëve bërthamore me rendiment të ulët”, tha ai në Telegram.

Edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Rusisë, si ish-presidenti Dmitry Medvedev, sugjeroi se Rusia mund të ketë nevojë të përdorë armët bërthamore.

Sipas Ukrainës, në 24 orët e fundit janë kryer 29 sulme me avionë luftarakë nga ana e saj, duke shkatërruar armë dhe sistem raketore të Rusisë.

Ndërsa forcat ruse realizuan 16 sulme ajrore duke përdorur dronët e prodhuar nga Irani për të sulmuar infrastrkturën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë