Gazeta Si – Fjalët e thëna dje nga Nikolai Patrushev, një nga këshilltarët më të lartë dhe më të dëgjuar të Vladimir Putinit, nuk ishin të rastësishme.
Dhe në Kiev, ku e njohin mirë peshën e tyre, janë dëgjuar me vëmendje.
Këtë të mërkurë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenskij, në mesazhin e tij të zakonshëm të natës drejtuar kombit (dhe botës), akuzoi Rusinë e Putinit se dëshiron të copëtojë dhe rishikojë kufijtë e Evropës Qendrore dhe Perëndimore.
“Qëllimi përfundimtar i udhëheqjes ruse nuk është vetëm të marrë nën kontroll territorin e Ukrainës, por të copëtojë të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore dhe t’i japë një goditje globale demokracisë,” tha Zelenskij.
Një referencë e qartë për atë që u tha dje nga Patrushev (i cili foli për një shpërbërje të Ukrainës si rezultat përfundimtar i “politikave të zbatuara nga qeveria e Kievit dhe aleatët e saj”).
Sipas Zelenskijt, për të arritur qëllimin e tij, Putini është i gatshëm të zgjerojë perimetrin e konfliktit në Transnistri.
“Natyrisht”, tha ai, duke iu referuar dy shpërthimeve të regjistruara në republikën separatiste pro-ruse të Moldavisë, “kjo është bërë për të destabilizuar situatën në rajon”, nga shërbimet sekrete ruse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje