Bota

Zelenskij, thirrje ukrainasve në territoret e pushtuara: Rezistoni dhe sabotoni rusët

Gazeta Si – “Unë kam një kërkesë të thjeshtë për të gjithë njerëzit tanë në territoret e pushtuara përkohësisht: bëni gjënë kryesore: shpëtoni jetën tuaj dhe na ndihmoni të dobësojmë dhe shkatërrojmë pushtuesit”.

Kështu është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskij në videon e zakonshme të mbrëmjes.

Me Rusinë, që po hedh bazat për të aneksuar zyrtarisht zonat e pushtuara, presidenti i Ukrainës u ka kërkuar drejtpërdrejt bashkëkombësve të tij që të ndihmojnë përpjekjet luftarake të kombit edhe nga brenda territorit të pushtuar.

Referendumet e rreme që po zhvillohen në 4 rajone të Ukrainës – Luhansk, Donetsk, Zaporizka dhe Kherson – do t’i lejojnë Moskës të përfshijë ato territore dhe kështu të angazhojë banorët për përpjekjet e tyre kundër të luftës.

Zelenskij u bëri thirrje atyre që jetojnë në këto rajone që të kundërshtojnë përpjekjet ruse të mobilizimit “me të gjitha mjetet” dhe të përpiqen të arrijnë tokat e kontrolluara nga Ukraina.

Nëse nuk munden, dhe përfundojnë në ushtrinë ruse, Zelenskij u ka bërë thirrje atyre të mbështesin luftën e Ukrainës nga brenda.

“Përpiquni të sabotoni çdo aktivitet të armikut, të pengoni çdo operacion rus, të na jepni çdo informacion të rëndësishëm për pushtuesit: bazat e tyre, selitë, magazinat me municione”, kërkoi presidenti ukrainas.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë