Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenskij ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin Edi Rama.
Zelenskij thotë përmes rrjeteve sociale se e falënderoi Ramën për mbështetjen, praktike të Shqipërisë, siç e quan ai në këto kohë të vështira.
“Zhvilliva një bisedë telefonike me Kryeministrin Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesit rus. Diskutuam për punën e përbashkët në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqioërisë në këto kohë të vështira. Po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”, shkruan Zelensky.
Had a phone conversation with 🇦🇱 Prime Minister @ediramaal. Spoke about the fight against Russian invaders. Discussed joint work within 🇺🇳. We appreciate the practical help and support of Albania in this difficult time. We are doing everything to end the war. #StopRussia
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 5, 2022
Telefonata u konfirmua edhe nga Rama.
“Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës”, shkruan ai.
Rama thotë se i shprehu Presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase.
“Si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje