Vladimir Zelensky, ka deklaruar se Rusia po pengon qëllimisht eksportet e drithërave nga Ukraina. Sipas Presidentit ukrainas, këto vonesa po bëhen shkak për krizën ushqimore në botë.
“Përpjekjet për të eksportuar drithëra po bëhen gjithnjë e më të tensionuara këto javë. Armiku po bën gjithçka për të ngadalësuar eksportet tona ushqimore. Besoj se me këto veprime Rusia provokoi qëllimisht krizën ushqimore, duke e bërë atë aq akute sa në gjysmën e parë të këtij viti”, tha Zelensky.
Zelensky shtoi se mbi 150 anije të ngarkuara me drithëra janë në pritje për t’u nisur.
“Disa nga vendet ku eksportet e ushqimeve janë vonuar për shkak të Rusisë jane Egjipti, Tunizia, Algjeria, Maroku, Libani, Iraku, Kina , Bangladeshi dhe Indonezia. Partnerët tanë, OKB, Turqia dhe të tjerë, janë të informuar për situatën.
Për shkak të vonesave të Rusisë, ne kemi eksportuar 3 milion tonë ushqime jo të plota.
Ky është vëllimi i konsumit vjetor prej 10 milionë njerëzish,” shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje