Rreth një muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë, Presidenti Volodymir Zelensky ngriti alarmin se 100,000 njerëz në Mariupol jetojnë pa ushqim, ujë dhe ilaçe.
“Ne vazhdojmë të punojmë që Rusia të jetë e bindur se kjo luftë e tmerrshme duhet të ndalet. Ne vazhdojmë negociatat tona të vështira. Është sfiduese e ndonjëherë skandaloze, ” tha Presidenti Volodymyr Zelensky.
Britania e Madhe nga ana tjetër paralajmëroi se Rusia mund të rrisë masat dhe dhunën pas protestave nga civilët në Ukrainë.
Ndërkohë nesër G7 dhe NATO do të riafirmojë unitetin në mbështetje të Kievit
Kryeministri italian Mario Draghi tha se përballë tmerreve të luftës, Italia po punon me vendosmëri për ndërprerjen e armiqësive. Ministri i Jashtëm rus Segei Lavrov argumentoi se bisedimet me Ukrainën janë të ndërlikuara sepse Kievi po ndryshon vazhdimisht qëndrimet e tij. Ai shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk duan një përfundim të shpejtë të negociatave sepse “ata duan të na mbajnë në një gjendje armiqësie për aq kohë sa të jetë e mundur”. Lavrov do të diskutojë çështjen humanitare në Ukrainë nesër në Moskë me presidentin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar Peter Maurier
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje