“Robert Lewandowski i ka kërkuar Bayern Munich të ndryshojë skuadër”. Kjo është ajo që pretendon televizioni britanik ‘Sky Sports’, mbështetur edhe nga disa media të tjera sportive, se sulmuesi polak, 33 vjeç, është shprehur se është i lumtur te Bayern Mynih, por nga ana tjetër dëshiron të përjetojë një sfidë të re para se të shkojë 35 vjeç.
Lojtari, i cili i shënoi Borussia Dortmund në finalen e Superkupës së Gjermanisë, duke arritur të fitojë trofeun, nuk ka ndërmend të largohet nga klubi bavarez, por nëse për të ofrohen 115 milionë euro, gjërat mund të ndryshojnë.
Një shumë e madhe kjo për një lojtar 33-vjeçar. Mediat sjellin ndërmend se Real Madridi ka flirtuar disa herë me këtë ide, por aktualisht ata janë të fokusuar te ëndrra për Kilian Mbapé, duke bërë që lamtumira mes Lewandowski dhe Bayern Mynih mund të ndodhë më vonë, sesa këtë sezon (ndoshta në tjetrin).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje