Jurgen Klop nuk do të qëndrojë përjetë te Liverpuli. Trajneri gjerman që vitet e fundit e ka kthyer skuadrën legjendare angleze te titulli kampion dhe trofeu i Ligës së Kampionëve, në një të ardhme jot ë largët do të largohet nga “të kuqtë”. Po kush do të ishte zëvendësuesi i duhur për të?
Në Angli kanë nisur të qarkullojnë që tani zërat për pasuesin e Klop dhe me shumë mundësi ai do të jetë Stiven Xherrard. Nëse Klop lë Liverpulin për të marrë drejtimin e kombëtares gjermane, sikurse aludohet, në stol do të ulet një nga lojtarët më të shquar të këtij ekipi, ish-mesfushori dhe ish-kapiteni Stiven Xherrard. Emrin e Xherrard si trajner të ardhshëm të Liverpulit e ka përmendur në një artikull edhe “Daily Mirror”.

Xherrard drejton aktualisht skocezët e Gllasgou Rejnxhërs dhe ka pasur një ecuri të mirë edhe në Ligën e Europës. Ky duket se është stazhi më i mirë para se të marrë drejtimin e Liverpulit, skuadrës për të cilën kontribuuar gjithë karrierën e tij si futbollist.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje