Futboll

Zëra nga Spanja çojnë Ramosin te Milani, shifrat janë vërtet të frikshme

Serxhio Ramos ka folur me Milanin. Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja disa orë pas largimit zyrtar të mbrojtësit nga Real Madrid pas 16 vitesh. Sipas televizionit “El Chiringuito”, Ramos ka biseduar me drejtuesit e klubit italian së fundi në lidhje me një trasnferim të mundshëm në Serinë A.

Por shifrat që kërkon “El gran capitan” janë vërtet të fikrshme. Gjithmonë sipas televizionit spanjoll, Ramos kërkon 15 milionë euro neto në sezon për të luajtur me Milanin, plus 20 milionë euro për firmën. Një lëvizje mjaft e komplikuar, kur flitet për shifra të tilla, përtej raportit shumë të mirë që spanjolli ka me Paolo Maldinin.

Pas 671 ndeshjesh me madrilenët, Ramos është gati për një aventurë të re. PSG-ja dhe klubet e pasura të Premier Ligës janë kandidatët kryesorë, por pas zemrave kuqezi në Tuiter të bashkëshortes së tij, Pilar Rubio, ka menduar “El Chiringuito” të japë detaje për tratativat Ramos-Milan, me shifra që duken shumë larg mundësive të klubit nga Milano.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë