Bota

Zëvendëspresidenti Pence do të vaksinohet publikisht

Zëvëndëspresidenti Mike Pence do të marrë publikisht vaksinën e koronavirusit të Pfizer të premten, ndërsa Presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të vaksinohet javën e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se Pence dhe bashkëshortja e tij Karen Pence do të vaksinohen për të promovuar “sigurinë dhe efikasitetin” e vaksinës së Pfizer. Kirurgu i Përgjithshëm Jerome Adams do të bashkohet me çiftin në marrjen e vaksinës në Shtëpinë e Bardhë.

“Associated Press” raportoi se Biden do të vaksinohet po ashtu publikisht që javën e ardhshme.
Vaksina e Pfizer mori autorizimin e përdorimit emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të premten.

Në fillim të kësaj jave, Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA rekomandoi që udhëheqësit kryesorë të vendit, përfshirë Presidentin Trump, të marrin vaksinën sa më shpejt të jetë e mundur. Trump u infektua në tetor, por nuk është e qartë se sa zgjat imuniteti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë