Politike

Zgjatja e vettingut dhe reforma zgjedhore, Lindita Nikolla rendit prioritetet e Kuvendit për 2022

Në fillim të sesionit të ri parlamentar, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, tha se prioritet mbetet mbledhja e parë e Konferencës Ndërqeveritare, zgjatja e afateve të vettingut dhe reforma zgjedhore.

“…Reforma në Drejtësi do të jetë prioritet edhe gjatë këtij sesioni. Zgjatja e mandateve të vettingut, do të jetë një tjetër prioritet. Kuvendi do të përmbushë detyrimet për plotësimin e vakancave që sistemi të funksionojë dhe të plotësohen pritshmëritë e qytetarëve. Komisioni i Posaçëm, do të ngrihet që në fillim të këtij sesioni. Reforma do të realizohet për hartimin e Kuadrit ligjor zgjedhor. Veprimtaria ligjvënës do të përqendrohet në të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Gjatë këtij sesioni do të adresojmë disa çështje të mprehta.

Kuvendi e deputetët u angazhuan në shumë veprimtari, shumicat pjesë e OKB. Komisionet e përhershme parlamentare do të shfrytëzojnë më mirë koordinimin e punës me aktorë të shoqërisë civile, akademikë e universitete dhe ti paraprijnë zhvillimit të vendit…”, tha ndër të tjera Nikolla në fjalën e hapjes


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë