Politike

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, mesazhi i Ambasadores Yuri Kim: Procesi të jetë pa manipulime

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka përcjellë një mesazh të fortë për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, ku në garë janë tre kandidatë.  

“Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të SPAK-ut, është thelbësore që procesi të jetë transparent në mënyrë që drejtuesi i ardhshëm të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe historikut dhe të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Procesi i përzgjedhjes duhet të jetë pa manipulime nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë në drejtësi, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK – si reforma në drejtësi – duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë”, shkruan Yuri Kim në Twitter

Mesazhi i ambasadores amerikane përfshin shumëçka por pikëpyetja që mbetet është se kush ka ndërhyrë dhe për cilin emër konkretisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë